Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e disa kamerave në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Kamerat thuhet se kanë qenë të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve në një veturë.
“Një tentim për kontrabandë është parandaluar nga kontrolli doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit. Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Kamerat e zbuluara thuhet se janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar
-
Pajisje elektronike të kontrabanduara ndalohen nga Dogana në Vërmicë
-
Në Vërmicë parandalohet kontrabandimi i pajisjeve për telefon
-
Kapen autopjesë të kontrabanduara në Vërmicë
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë