Një person në Skenderaj është ndaluar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. Mbi të rëndon vepra “Kontrabandim me migrantë”, ka njoftuar Policia të hënën në raportin 24-prësh.
Sipas Policisë, i ndaluari në këmbim të një borxhi që ia kishte, tashmë viktimës, i kishte premtuar se do ta nxirrte jashtë, diku në një shtet perëndimor. Dhe, pasi nuk e ka realizuar këtë, ai është raportuar në Polici.
Sipas njoftimit, Policia ka intervistuar të dy.
“Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në flagrancë duke marrë fajde, kërkohet paraburgim për prizrenasin
-
I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Skenderaj
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së V. në Merdar për kontrabandë me migrantë
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për kontrabandim me migrantë
-
Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde