Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Theth, një burrë humb jetën pas kontaktit me rrymën

Një burrë ka gjendur vdekjen ditën e sotme, pas një kontakti me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në pikën turistike të Thethit, raporton Top Channel. Bëhet me dije se viktima ka qenë duke punuar në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Bëhet me dije gjithashtu se personi në fjalë nuk është banor i Thethit.

Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë mbi zbardhjen e ngjarjes.