Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet një e mitur teksa rrihet dhe tërhiqet zvarrë në tokë, po nga një e mitur.
Ato janë të rrethuara nga shokë e shoqe që i xhirojnë e i nxisin të vazhdojnë rrahjen. Disa prej tyre madje i kërkojnë ta fusin në ujë viktimën.
Policia e ka konfirmuar rastin për KOHËN, që ka ndodhur në fshatin Godanc të Shtimes gjatë ditës së djeshme
“Jemi në grumbullim të informacioneve, posa të kemi një hetim të plotë do të dalim me epilogun final”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
s
Artikuj të ngjashëm
-
Dhunohet një e mitur në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture
-
Një e mitur në Fushë-Kosovë raporton se është dhunuar
-
Arrestohet një person në Shtime, dyshohet se e goditi me shuplakë një të mitur
-
Katër të mitur në Ferizaj rrihen mes vete, marrin trajtim spitalor