Numri i aksidenteve rrugore si 7-mujor ka rënë me 1.3%, raporton Instituti i Statistikave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por, në muajin e fundit, korrikun e 2017-s, aksidentet kanë një rritje me 7.6% krahasuar me korrikun e vitit që shkoi. Gjithsesi, numri i të aksidentuarve për këtë muaj është me rënie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe ulje 4% me bazë vjetore janë edhe shifrat e të aksidentuarve për shtatë mujorin e 2017-s, duke shënuar edhe 30 të vdekur më pak.
Në shtatë mujorin e këtij viti, aksidentet rrugore, që kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë mbi 80 të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 28% të totalit.
Në fakt, kjo ka qenë edhe grupmosha që është prekur më shumë nga ashpërsimi i gjobave të Kodit Rrugor dhe nga aksionet e Policisë Rrugore kundër shkeljeve që lidhen me përdorimin e alkoolit dhe tejkalimin e shpejtësisë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i aksidenteve për këtë grupmoshë është ulur me 5.5%.