Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë derisa ishte në seancë gjyqësore ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe një zyrtar policor. Rasti ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj dhe po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte në seancë gjyqësore në sallën e gjykimit kishte pasur sjellje agresive ndaj ish-bashkëshortes së tij si dhe ndaj një zyrtari policor. I njëjti me vendim të prokurorit është sjell në stacionin policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet polici gjatë arrestimit të një personi në Ferizaj
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt