Në kuadër të veprimeve operative me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë sot në lokacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri dhe pesë armë të ftohta - thika.
Aksioni është ndërmarrë me qëllim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike në rajonin e Prishtinës.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Artikuj të ngjashëm
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri
-
Operacion policor në disa lokale nate në Prizren, sekuestrohen armë
-
Policia bastis tetë lokacione në Prishtinë për armë
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u konfiskuan 11 armë zjarri