Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Rahovec arrestohet një i dyshuar për tentim dhunim

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për tentim dhunim në Rahovec.

Ai është arrestuar të enjten, ndërkohë që rasti dyshohet se ka ndodhur të martën e kësaj jave.

“Rahovec / 26.12.2023 – 11:50. Lidhur me rastin, me datë 28.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.