Një avokat është ndalur nga zyrtarët korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë pasditen e së enjtes, pasi dyshohet se kishte tentuar të fuste një sasi të konsiderueshme parash brenda qendrës.
Avokati në fjalë është A.B.. Atij paratë i janë gjetur në xhepin e palltos së tij. Paratë ishin të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku.
Sipas njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, reagimi ka qenë i menjëhershëm i stafit përgjegjës për siguri. Për rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe mjeteve të palejueshme, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikimin e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla”, thuhet në njoftim.
-
Parandalohet futja e lëndëve narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
-
Ndalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, u tentua të futeshin 4200 euro
-
Avokati tenton ta fusë një telefon brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan
-
Arrestohet një oficer korrektues, u kap duke futur lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit
-
Suspendohet zyrtari korrektues në Prishtinë, dyshohet për kontrabandë me substanca narkotike