Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja ilegale e një telefoni. Pajisja ishte tentuar të futej brenda përmes një televizori, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga SHKK-ja.
“Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një TV, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në përshkrimin se si ishte tentuar futja e kësaj pajisjeje.
Tutje, në njoftim theksohet se i paraburgosuri i dyshuar se telefoni ishte i dedikuar për të, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Për familjarin e të dyshuarit është njoftuar policia.

-
Parandalohet futja e narkotikëve dhe e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
-
Avokati tenton ta fusë një telefon brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan
-
Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë