Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prizren sekuestrohen 1000 kilogramë produkte ushqimore të kontrabanduara

1000 kilogramë produkte ushqimore janë sekuestruar në segmentin Vërmicë-Prizren pasi dyshohet se janë të kontrabanduara.

Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës kontrabandimi është ndaluar të dielën nga oficerët doganorë.

“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë - Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas egzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë. Me këtë rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.