Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mallra të kontrabanduara në vlerë prej 6000 eurosh sekuestrohen në Prizren

Mallra të kontrabanduara me vlerë prej rreth 6000 euro janë kapur në regjionin e Prizrenit nga njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës të dielën, ka njoftuar ky institucion.

Këto mallra janë sekuestruar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Sipas njoftimit të Doganës, në automjetin e ndaluar që po transportonte mallra pa dokumentacion, janë gjetur 15 pako me pjesë për Motor-sharra.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra. Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro. Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftim.

Image