Një grua në Prizren ka raportuar se është sulmuar nga dy vajza të mitura, të cilat ia kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte rreth 15 euro.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin.
Të dyshuarat gjenden në arrati.
“Rr. Marin Barleti, Prizren, 17.11.2021 - 00:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga dy të dyshuarat femra kosovare (të mitura) të cilat më pas i kanë grabitur çantën e dorës, në të cilën kishte rreth 15 €. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat gjenden në arrati”, raporton Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prizren, dy të tjerë në kërkim
-
Dy të mitur arrestohen pasi duke e kërcënuar me thikë e grabisin një person
-
Zhduket një e mitur në Prizren