Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prizren i caktohet masa e paraburgimit burrit që rrahu gruan

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin I.D. nga fshati Maqellar i Dibrës.

Kjo gjykatë thotë se ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “lëndim lehtë trupor”.

Ai dyshohet se më 25 prill rreth orës 18:30 kishte sulmuar bashkëshorten S.D. në banesën e tyre në Prizren. Fillimisht ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale e kishte kapur për krahu, ndërsa e dëmtuara kishte arritur të ikte në dhomën e saj. I pandehuri më pas me forcë kishte hapur derën dhe e kishte goditur bashkëshorten në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Masa e paraburgimit ndaj tij do të llogaritet nga 26 prilli.