Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prishtinë gjendet një burrë pa shenja jete

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se dje rreth orës 06:45 kishte gjetur në shtëpinë e tij një burrë pa shenja jete.

Sipas Policisë viktima ka pasur një plagë në trup, që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

“Raportohet se në shtëpinë e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K/Shqiptar. Viktima ka një plagë në trup (nën sqetull) të shkaktuar dyshohet nga një mjet i mprehtë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thotë pk.