Pardje në Prishtinë është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi se mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, njofton kumtesa nga Policia.
Vjedhja ka ndodhur më 08.10.2018 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, në një barnatore, me ç'rast janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e barnave.
Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe kanë ngritur dyshimin e bazuar se ai ka shfrytëzuar veturën e marrë me qira dhe e ka përdorur për këtë, transmeton Koha.net.
Targat e kësaj veture kanë qenë të raportuara si të vjedhura.
Policia ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore e operative, ka lokalizuar veturën Golf –V-, ngjyrë hiri, dhe të njëjtën e ka sekuestruar për ta ndihmuar ndriçimin e plotë të rastit..
Të dyshuarit E. E, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për t'u proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor.
-
Grabitet në një barnatore në Prishtinë
-
Një person arrestohet pasi kapet në flagrancë duke vjedhur në një barnatore
-
Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë për tentim vjedhje
-
Arrestohet 21-vjeçari për grabitje të armatosur në një barnatore në Prishtinë
-
Pak minuta pas raportimit, policia në Prishtinë kap grabitësin e armatosur