Ngjarje e rëndë në Peshkopi. Djali ka vrarë nënën dhe babanë në rrethana që ende presin te sqarohen. Sipas të dhënave të para i riu mësohet se kishte vetëm dy javë që kishte ardhur nga Anglia.
Viktimat janë identifikuar si Flamur Sela dhe bashkëshortja e tij. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se djali kishte dy javë që ishte kthyer nga Anglia.
Dyshohet se ai ka pasur probleme mendore. Policia ka nisur hetimet menjëherë, duke bërë fillimisht arrestimin e autorit. Në vend është gjetur arma me të cilën ai ka vrarë prindërit e tij dhe janë sekuestruar gëzhojat.