Në orën 0:35, në rrugën Eliot Engel, në Pejë, një person ka sulmuar një zyrtar policor, nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili në gjendje të dehur e kishte sulmuar zyrtarin policor. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm