Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Pejë digjet një shtëpi dhe një depo, në dy raste të ndryshme

Në dy raste të ndryshme, dje në Pejë janë djegur një shtëpi dhe një depo me dru, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Shtëpia është djegur në lagjen Dardania rreth orës 03:40, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ankuesi shqiptar ka raportuar se shtëpia e djalit të tij dhe një objekt përcjellës, në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thotë PK.

Kurse në rastin tjetër është djegur një depo e druve në rrugën Ardian Kelmendi rreth orës 02:13.

“Ankuesi shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është vënë zjarri një depoje me dru për djegie. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 700€, nuk ka të lënduar”, thuhet në komunikatë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.