Një person është arrestuar të shtunën, pasi që nga patrulla policore i janë gjetur 150 kilogramë mish në bagazhin e tij.
Policia e Pejës, përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar për intervistrim në Stacionin e Istogut, derisa për rastin janë njoftuar inspektorët sanitarë dhe Prokurori i Shtetit.
“Nga inspektorët sanitar ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth njё qind e pesёdhjetё (150) kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitar, ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e mbeturinave”, shkruhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm