Në fshatin Bunjak në Novobërdë, dje është përfshirë nga zjarri një shtëpi turistike.
Lajmin e ka bërë të ditur për policinë e Kosovës, pronari i shtëpisë, por që shkaqet nuk i di.
Dëmi material sipas ankuesit është rreth 15.000 €.
Njësitë relevantë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.