Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjen tri vetura në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së enjtes, në fshatin Pasjak të komunës së Novobërdës, tri vetura janë përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit e Policisë thuhet se rrethanat e djegies së veturave janë ende të panjohura dhe se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Pasjak, Novobërdë 13.04.2023 - 04:50. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri u janë përfshirë tre vetura. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.