Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në një shtëpi në Prishtinë zbulohen 5 kg marihuanë, i dyshuari arratiset

Në një shtëpi, në Rr. Rrahim Beqiri të Prishtinës, policia ka zbuluar pesë kilogramë marihuanë, por pronari i dyshuar i kësaj sasie ndodhet në arrati. Kjo bëhet e ditur nga raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës.

Sipas këtij burimi mbrëmë (në orën 20:30) njësia përkatëse policore gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, mashkull K/shqiptar, kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 5 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari gjendet në arrati. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, - thuhet në raportin policor, i cili nuk jep hollësi të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo