Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në një lokal në Prishtinë, vidhen 15 shtëpiza të kompjuterëve

Foto: Ilustrim

Në mëngjesin e së mërkurës, në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë vjedhur 15 shtëpiza të kompjuterit.

Policia kanë njoftuar se lidhur me vjedhjen ende askush nuk është arrestuar.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 07.10.2020-06:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, se person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e ti dhe nga aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë (15) shtëpiza kompjuteri. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, është shkruar në raportin e Policisë së Kosovës.