Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Mitrovicë sekuestrohen dy armë pa leje

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar dy armë.

Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites në Mitrovicë, ku si rezultat i bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e mbrëmjes, ku gjatë kontrollit të detajuar të një veture është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

“Armët e konfiskuara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’.

Artikuj të ngjashëm