Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në Mitrovicë një person dje është arrestuar me dyshimin për prodhim e përpunim narkotikësh.
“Me vendim të gjykatës njësiti i DHTN-së në Gjilan ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 6.7 kilogramë kanabis, 72 saksi me bimë të kanabisit, foli të ndryshme, një telefon celular”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm