Policia e Kosovës njofton se dje në Letnicë të Vitisë është konfiskuar një sasi armësh municioni. ’
Sipas kumtesës policore, dje nga ora 14:00 deri në ora 14:40, Njësitet e Hetimeve në Viti, kanë bastisur në shtëpinë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshimtit shqiptar shtetas i Kosovës Nj. S (1955) banues në fshatin Letnicë komuna e Vitisë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:
Pushke gjysmë automatike.
Pushkë përsëritëse C. Zastava.
Edhe
Konfiskohen municion e pajisje ushtarake në Leposaviq
Një revole TT 7.62 mm
Një karikator i armës TT
Një revole e tipit revolver 9mm
93 fishekë kal.7.62
Dy copë fishekë te kal. Te panjohur
50 copë fishekë te kal. Te panjohur
Edhe
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri
Një fishek i kal. 9 mm
Tre karikatorë AK-47 te zbrazur
Dy radiolidhje Midland
Një bajonetë (Thike)
Një palë dylbi
Tetëdhjetë e një (81) copë numra matrikularë për kafshë, që dyshohet se mundë të shërbejnë për kontrabandë me kafshë .
Edhe
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
I dyshimti i njohur për policinë në momentin e bastisje nuk ka qenë në shtëpi dhe është ne kërkim të policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Posedim dhe armë mbajtje pa leje” dhe kërkimin e vazhdueshëm të të dyshuarit.