Në Leposaviq një grua e komunitetit serb është abuzuar, ngacmuar e sulmuar fizikisht nga djali i saj, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit, transmeton Koha.net.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Viktima femër K/Serbe ka raportuar se nga djali i saj i dyshuari mashkull K/Serb ishte abuzuar, ngacmuar dhe sulmuar fizikisht i cili kishte qenë në ndikim të alkoolit. Pas procedurave policore lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 24 orë dhe të iniciohet lënda e rastit e cila do të hetohet”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet e dyshuara për ngacmim dhe ofendim të tjetrës në Leposaviq
-
Sulmohet seksualisht një grua në Leposaviq, arrestohet i dyshuari
-
Gruaja rrah burrin në Leposaviq
-
Një grua në Leposaviq deklaron rrejshëm se një burrë ia sulmoi vajzën, Policia hap rast
-
Një e mitur në Leposaviq raporton se është ngacmuar seksualisht nga një burrë