Është iniciuar rast ndaj një gruaje dhe vajzës së saj në Leposaviq, të dyja me shtetësi serbe, për deklarim të rremë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua është paraqitur në stacionin policor bashkë me vajzën e saj dhe kanë deklaruar se vajza është sulmuar nga një burrë.
Pas verifikimit të informatës dhe shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur dhe konstatuar se ankuesja ka deklaruar rrejshëm dhe se vajza e saj ka sulmuar personin në fjalë.
Në konsultim me prokurorin pasi është iniciuar rasti palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Burri raporton se bashkëshortja po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre
-
Pretendoi se u keqtrajtua nga policët në Leposaviq, kamerat e përgënjeshtrojnë
-
Raportohet se një vajzë e mitur u sulmua seksualisht nga një djalë
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
Arrestohet e pastaj lirohet një i dyshuar për sulm seksual në Podujevë