Një grua nga komuna e Leposaviqit ka raportuar në Polici se prej kohësh është duke u kërcënuar nga një burrë, i cili thuhet se i kishte ekspozuar edhe armën.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se prej një kohe është duke u ngacmuar, nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili po ashtu i kishte ekspozuar armën. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet e dyshuara për ngacmim dhe ofendim të tjetrës në Leposaviq
-
Sulmohet seksualisht një grua në Leposaviq, arrestohet i dyshuari
-
Një grua raporton se u dhunua nën kërcënimin e armës
-
Kërcënoi një grua nëpërmjet rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një serb në Leposaviq, iu gjetën armë në shtëpi