Ndonëse në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës raportohen çdo ditë incidente në qytete të Kosovës, sot janë katër qytete për të cilat s’raportohet as edhe një.
Janë Gjilani, Ferizaj, Prizreni e Peja qytetet ku policia nuk ka evidentuar asnjë incident, transmeton Koha.net.
Policia përmes raportit policor, tregon dy raste që kanë ndodhur në Prishtinë, njëri është sulm fizik e tjetri aksident trafiku.
Në Gjakovë raporton për një dhunë në familjare. Në Mitrovicën e Jugut përmes raportin 24 orësh thuhet se ka ndodhur një rast ku është kapur një person për armëmbajtje pa leje.
E në veri, më saktësisht në Zubin Potok, ka ndodhur një incident me të shtëna me armë por pa të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë
-
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
-
Katër persona të zhdukur në 24 orët e fundit, Policia nis hetimet
-
Katër raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë
-
Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë