Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:50 në pikën kufitare në Jarinjë, është ndaluar një mashkull/serb (Z.D.), i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Koha.net se ai ka pasur urdhërëarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore - Departamenti për Krime të rënda në Pejë.
“Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent i Prokurorisë Speciale të RKS-së dhe më pas nga i njëjti është lëshuar Vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar”, tha Hoxha.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një shtetas serb i dyshuar për krime lufte
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë ndaj të cilit u lëshuan dy urdhëresa nga gjykata
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë, sulmoi policët në Jarinjë
-
Arrestohet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
-
Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte me grupet e MUP-it serb