Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se tre persona janë ndaluar në fshatin Veriq të Istogut pasi në veturën e tyre me rimorikio janë gjetur 145 kilogramë marihuanë.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.
Prokuroria ka thënë se tre personat janë ndaluar nën dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së.
“Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
-
U gjenden mbi 26 kg marihuanë në veturë, arrestohen dy persona në Istog
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Tre të arrestuar për narkotikë në dy raste të ndara
-
Arrestohet edhe i dyshuari i tretë në rastin ku u konfiskuan mbi 4 kg marihuanë