Një shtëpi verore raportohet se është djegur më 10 mars në Bjeshkët e Moknës në Istog, derisa nuk raportohet për persona të lënduar me këtë rast.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në lokacionin e lartcekur nga persona të panjohur iu është djegur shtëpia verore”, bën të ditur PK përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Kurse në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit një burrë ka raportuar se dje nga zjarri i është djegur objekti përcjellës i shtëpisë së tij.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Nga zjarri është djegur i tërë objekti në të cilin sipas viktimës kishte pasur disa mjete pune, dru për ngrohje dhe ushqim për bagëti dhe vlera e dëmit është e konsiderueshme”, thotë PK.
-
Digjet një shtëpi në Gjakovë, arrestohet një person
-
Policia jep detaje për zjarrin në Kçiq, u dogjën edhe shtëpi
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Gegaj: Të gjitha kulturat bujqësore në Istog janë shkatërruar nga breshri