Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Graçanicë, katër shtëpi përfshihen nga zjarri

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Graçanicë katër shtëpi janë përfshirë nga zjarri, ka bërë të ditur RadioKim.

Ekipet e zjarrfikësve i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë intervenuar për të shuar zjarrin.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë që si pasojë e tij, në këtë pjesë të Graçanicës është ndërprerë furnizimi me ujë dhe rrymë.

KOHA ka provuar të konfirmojë këtë rast në Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje.