Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gorazhdec gjendet kanabis i mbjellë, arrestohet pronari serb

Në fshatin Gorazhdec, Pejë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, njofton Policia e Kosovës.

Arrestimi është bërë pasi që gjatë kontrollit në pronën e tij janë gjetur 490 bimë të llojit kanabis sativa, transmeton Koha.net.

Pas marrjes së mostrave, me vendim të prokurorit bimët e mbetura janë shkatërruar në vend të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.