Tetëmbëdhjetë muaj i janë dashur gjykatës për të rifilluar procesin gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë për përgjegjësi rreth keqpërdorimit të 6 milionë eurove në një tender të KEK-ut.
Të akuzuarit, të enjten, janë deklaruar për të dytën herë të pafajshëm. Ky rast është transferuar vitin e kaluar për gjykim nga gjyqtarët e EULEX-it te gjyqtarët vendorë, shkruan sot Koha Ditore.
Pas deklarimit rreth fajësisë, prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarelli, ka njoftuar gjykatën se do të kërkojë që të dëgjohet si dëshmitar edhe kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Blerim Dina, i cili muaj më parë pati deklaruar se ishte kërcënuar nga disa persona në emër të Lushtakut, lidhur me një tender.
Me këtë propozim nuk është pajtuar pala e të akuzuarve. Sipas mbrojtësve të tyre, dëgjimi i Dinës si dëshmitar do të mundë të konsiderohej si ndërhyrje në rastin tjetër penal që po zhvillohet rreth kërcënimit të tij. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Gjykatësi ka provimin, nuk mbahet seanca ndaj Lushtakut për tenderin në KEK
-
Dëshmitari: Lushtaku u interesua në KEK rreth tenderit që pritej t`i ndahej kushëririt të tij
-
Edhe 6 dëshmitarë në gjykimin e Lushtakut në rastin KEK-u
-
Edhe 6 dëshmitarë në gjykimin e Lushtakut në rastin KEK-u
-
Lushtaku mund ta takojë kreun e OSHP-së, por në seancë gjyqësore për “KEK2”