Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme në Gjilan është thyer një arkë ku po mbaheshin të holla në një objekt, nga ku janë vjedhur 20 euro.
Rastin e ka raportuar viktima mashkull, i cili ka thënë se dy të dyshuar të panjohur hynë në objektin e tij dhe thyen arkën e të hollave.
Rasti mbetet nën hetime, sipas Policisë.