Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gjilan arrestohet 30-vjeçari i dënuar me 15 muaj burgim

Arrestim

Një 30-vjeçar është arrestuar të hënën në Gjilan, pasi po kërkohej nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Policia ka njoftuar se personi tashmë i arrestuar është i dënuar me burgim prej një viti e tre muajsh për veprën penale “Vjedhje”.

Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, është thënë më tej në njoftimin e Gjykatës.