Një burrë në Partesh është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe dy fëmijëve të tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 26.09.2019, në orën 20:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër serbe dhe dy fëmijëve të tyre. Të dyshuarit i është bërë alkool-testi dhe trajtimi mjekësor në QE-Gjilan, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
E sulmoi një grua në gjendje të dehur, arrestohet burri në Pejë
-
Në gjendje të dehur rrah motrën dhe prindërit, arrestohet i dyshuari nga Leposaviqi
-
I dehur sulmon gruan dhe vajzën, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet burri pasi rrahu gruan dhe vajzat e tij
-
Prishtinasi në gjendje të dehur rrah gruan e tij