U arrestua një burrë nga fshati Kllodernicë të Skenderajt për dhunë në familje.
Ai ka rrahur gruan dhe vajzat e tij.
Më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi nga raporti i Policisë së Kosovës:
Fsh. Kllodernicë, Skenderaj 26.01.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij, viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.