Kronikë

Në Gjakovë arrestohet një burrë për dhunë ndaj gruas

Është arrestuar dje një burrë në Gjakovë me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.