Në rrugën Nëna Terezë, Fushë Kosovë, dje ankuesi, mashkull K/Shqiptar informon se i ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/Rom te cilët kishin vjedhur pajisje elektronike në një lokal, njofton Policia e Kosovës.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka arrestuar të dyshuarit, transmeton Koha.net.
Pajisja elektronike iu ka kthyer pronarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që pas intervistës të dyshuarit të lirohen, rasti në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Vjedh pajisje elektronike, arrestohet
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për vjedhje të vazhdueshme për dy vjet në një firmë
-
Aksion policor në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar për disa vjedhje të rënda
-
Policia në kërkim të dy personave, dyshohen për një vjedhje të rëndë në Fushë-Kosovë