Policia e Kosovës, së bashku me autoritetet tjera të drejtësisë, po vazhdon me intensitet të shtuar aktivitetet e saj në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në përgjithësi, e me theks të veçantë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë direkt në skemat e lojërave e fatit, bixhozit të paligjshëm apo edhe organizimin e tyre.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me datën 18.09.1019, rreth orës 23:30, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të informacioneve relevante, me leje të prokurorit kompetent, kanë realizuar një kontroll në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku kanë hasur disa persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të bixhozit të paligjshëm.
Menjëherë janë njoftuar dhe koordinuar me njësitet rajonale të Policisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Ferizaj, për të ndërmarrë veprimet tjera sipas ligjit.
Pesë (5) persona të dyshuar meshkuj shqiptarë kosovarë janë arrestuar, përfshirë edhe pronari i lokalit me ç’rast është iniciuar rasti për vepër penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.
-
Gjashtë të arrestuar në Ferizaj, dyshohen për bixhoz
-
Arrestohen 10 persona në Ferizaj, dyshohet se u kapën duke luajtur bixhoz
-
Kapen nëntë persona duke luajtur bixhoz në Ferizaj
-
Gjashtë të arrestuar në Ferizaj për organizim të skemave piramidale
-
Policia arreston 10 persona për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm