Sot në një bunar në Graçanicë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Siç njofton graçanica online viktima është e moshë 68 vjeçe me inicialet V. GJ., transmeton Koha.net.
Policia dhe zjarrfikës shkuan në vendin ngjarjes dhe nxorën trupin nga bunari. Pas kësaj mjekët konstatuan vdekjen dhe trupi i viktimës u dërgua për obduksion.
Supozohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Agron Borovci nga zyra për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për portalin Koha.net se sot në Graçanicë është gjendur një trup i pajetë dhe se është vdekje e dyshuar.
“Viktima është femër, 68-vjeçare. Është vdekje e dyshuar dhe Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua vdiq pasi ra në bunar në Gjilan, Policia e cilëson si “vdekje të dyshuar”
-
Vdekje e dyshimtë në Vushtrri, gruaja bie në bunar
-
Vdekje e dyshimtë në Kqiq të Madh, një 62 vjeçare bie në bunar
-
Një grua gjendet pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së saj
-
Humb jetën një person pasi ra në një bunar në Gjilan