Sot, në mëngjes, një qytetar nga Bllaca e ka informuar policinë në Suharekë për vjedhjen e dy veturave. Pas bisedës me denoncuesin e vjedhjes, është bërë e ditur se një veturë BMW-X5 me targa italiane dhe një tjetër GOLF-7 me targa vendore kishin qenë të parkuara njëra në oborrin e shtëpisë dhe tjetra në parkingun e restorantit, pronë e familjes, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë orëve të natës, të dyshuar të panjohur pasi kishin hyrë në katin e parë të shtëpisë, kishin kryer kontroll dhe kishin vjedhur ca para dhe çelësat e veturave me të cilat janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.
Vlera e veturave, sipas ankuesit është njëra 12000 dhe tjetra 27000 euro. Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rastit.
-
Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri
-
Sekuestrohet vetura 160-mijë euroshe, dyshohet se pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani
-
Policia e Kosovës identifikon dy vetura BMW X6, të vjedhura nga viti 2010
-
Qytetarit në Suharekë i vidhet vetura në oborrin e shtëpisë
-
Vidhet një “Renault Twingo” në Suharekë