Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes të së mërkurës, një udhëtar me iniciale B.Z, i lindur më 1996 ka prezantuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasaportën e Kosovës, në të cilën, në njërën prej faqeve ishte i vendosur lejeqëndrimi i një shteti tjetër.
“Dje më datë 06.10.2021, në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” gjatë në kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, udhëtari me iniciale B.Z; viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaportën e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqendrimi i një shteti tjetër”, thuhet në njoftim.
Policia ka ngritur dyshimet se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.
Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jetë i falsifikuar, rasti është përcjellë për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim.

-
Policia në ANP zbulon tri leje qëndrime që dyshohet se janë të falsifikuara
-
Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës iraniani që paraqiti pasaportë belge që s'ishte e tij
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara