Tiranë, 10 janar - Katër të rinj të cilët u aksidentuan në Valbonë kanë marrë mjekimin në kohë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të spitalit bashkiak të Tropojës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Stafi i spitalit dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga dëbora.
Më herët, katër persona të tjerë u transportuan me urgjencë nga Përmeti dhe Këlcyra për të marrë shërbimin e dializës në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Artikuj të ngjashëm