Një punëtor (arkëtar) i KEDS-it në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë nga organet e drejtësisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Përvetësim në detyrë”.
Për të intervenuar në raste të tilla, Prokuroria Themelore në Ferizaj është mjaftë aktive dhe e shpejtë. Nga ana tjetër në KEDS kanë thënë se arkëtari i tyre B.B ka vjedhur gjithsej pesë mijë euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një arkëtar i KEDS-it në Ferizaj i ka vjedhur pesë mijë euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur. KESCO e ka raportuar rastin menjëherë në Policinë e Kosovës dhe organet kompetente po merren me rastin. Prandaj në këtë rast nuk është dëmtuar konsumatori apo qytetari por është dëmtuar KESCO”, ka thënë shkurt njëri nga zyrtarët e KEDS-it, raporton Koha Ditore.
Ndërkohë rreth kësaj ngjarje ka njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj se është ndaluar për 48 orë i dyshuarin B.B person zyrtar, që ndaj tij, prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.