Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën mbrëma në pikën kufitare në Jarinjë, është ndaluar një serb, M.J., ndaj të cilit kishte urdhëarrest aktiv të lëshuar nga gjykata.
M.J. kërkohet për përfshirje në vepra penale si krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.
“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Mediumi serb “Kosovo Online”, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një ish-polic, ndërsa ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorte dhe dy fëmijë.
Sipas mediumit ai po kthehej në Leposaviq nga Rashka.
-
Pjesëtari i MUP-it ndalohet në Jarinjë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë ndaj të cilit u lëshuan dy urdhëresa nga gjykata
-
Arrestohet një serb në Jarinjë, kërkohej me urdhër gjyqësor për kërcënim
-
Arrestohet serbi në Jarinjë, tentoi t’i korruptonte policët
-
Arrestohet një person në Jarinjë, i gjendet një mitraloz